Vdes nga zjarri 54 vjeçari

Kronikë e zezë

Vdes nga zjarri 54 vjeçari

Më: 2 mars 2015 Në ora: 18:17

Ka humbur jetën pasi është përfshirë nga flakët e zjarrit që kanë shpërthyer në stallën e tij, A.H. 54 vjeçar nga fshati Beguncë, komuna e Vitisë .

Policia e Kosovës njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 4 të mesditës së sotme dhe se në vendngjarje për ndihmë kishin dalë zjarrfikësit, policia dhe ndihma e shpejtë.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes së bashku me zjarrfikësit dhe ambulancën dhe doktorët kanë konstatuar në vendngjarje se ka humbur jetën. Hetimet për këtë ngjarje do të vazhdojnë”, ka thënë ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat