Elbasan, burg për tre tregtarët e kokainës dhe heroinës

Kronikë e zezë

Elbasan, burg për tre tregtarët e kokainës dhe heroinës

Më: 2 mars 2015 Në ora: 14:01

Gjykata e Elbasanit ka dhënë masën e arrestit me burg për tre personat e arrestuar pak ditë më parë në kuadër të operacionit “Vazhdimi” të akuzuar për trafik lëndësh narkotike.

Me kërkesë të Prokurorisë së këtij rrethi Gjykata la në burg Storado Sadushin, Erind Miraken dhe Andi Braçen.

Bazuar në hetimet e prokurorisë, shtetasit në fjalë në bashkëpunim me njëri-tjetrin, përgatisnin doza lënde narkotike heroinë dhe kokainë dhe i shisnin tek persona të ndryshëm.

Shitja bëhej drejtpërdrejtë tek klientët ose duke shfrytëzuar edhe shërbimin “Taxi”.

Ata dyshohen gjithashtu se shisnin doza lëndësh narkotike edhe për të dënuar në burgun e Peqini.

Ata merrnin edhe porosi për shpërndarje në zona të ndryshme të Elbasanit dhe Gramshit, nëpërmjet shtetasit Ervin Basha, i cili aktualisht po vuan dënimin me 8 vjet heqje lirie për veprën penale të "Mbajtjes pa leje të armëve luftarake".

Më herët, në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar edhe dy persona të tjerë, Almi Kryemadhi dhe Ervin Perizi, të cilët shisnin lëndë narkotike të llojit heroinë dhe kokainë tek shtetas të ndryshëm. Lëndën narkotike, këta shtetas e blinin tek personat e arrestuar fundjavën e kaluar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat