Kapet banda, 4 të rinj në 2 muaj kryen 5 vjedhje

Kronikë e zezë

Kapet banda, 4 të rinj në 2 muaj kryen 5 vjedhje

Më: 2 mars 2015 Në ora: 11:58

Katër persona përfunduan në prangat e Policisë së Shijakut pasi akuzohen për një sërë vjedhjesh. Në operacioni e koduar "Në fillim të Pranverës" janë arrestuar në flagrancë: Miklovan Beqja, 32 vjeç, banues në Manëz; Ramazan Brihmani 32 vjeç, banues në Sukth, Durrës; A.S., 16 vjeç, banues në Sukth Durrës, si dhe A.B., 17 vjeç, banues në Sukth Durrës.

Policia bën me dije se në orën 01.50 në vendin e quajtur Kthesa e Ariut, Kullë Sukth, shtetasit A.S, A.B dhe Ramazan Brihmani nga kontrolli i ushtruar nga policia ju gjetën disa sende si thika doreza përforcuese mbrojtëse metalike, kapuça të zinj në formë maske, dalta leva, pinca të cilat shërbenin për vjedhje.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit A.S është konstatuar lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Gjithashtu në banesën e shtetasit Miklovan Beqja u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një rrënjë bimë narkotike e llojit kanabis sativa.

Vjedhjet e grupit

1.Më datë 09.01.2015 marketin në manëz në pronësi të shtetasit H.S.
2.Më datë 31.01.2015 në lagjen Nr 3 Sukth dyqanin e shtetasit A.T.
3.Më datë 17.02.2015 në lagjenNr 4 Sukth marketin e shtetasit G.H
4.Më datë 18.02.2015 në lagjen Nr 6 Sukth dyqanin ushqimor nëpronësi të shtetasit F.L.
5.Më datë 27.02.2015 në Maminas supermarketin e shtetasit Sh. O.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan elektrikë dore,9 copë kufje telefoni,12 telefona celularë,13 copë bateri telefoni dhe aksesorë të ndryshem telefoni,2 kaçavida,12 copë fishekëzjarre, një dorezë grushti metalike, pinca, një fishek 9 m/m, një laptop, një pompë uji, një valixhe plastike, një video kamer, një thikë, një kapuç i zi në formë maske.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat