Pranga 25-vjeçarit, kërcënonte ish-të dashurën: Do publikoj foto intime

Kronikë e zezë

Pranga 25-vjeçarit, kërcënonte ish-të dashurën: Do publikoj foto intime

Më: 2 mars 2015 Në ora: 11:35

Një 25-vjeçar nga Malësia e Madhe përfundoi në pranga, pas kërcënimit të vazhdueshëm që i ka bërë ish-të dashurës. I riu i bënte shantazh duke i thënë se, nëse nuk pranonte të rilidhej me të, do t’i publikonte fotot intime në internet.

Sipas Policisë së Shkodrës u arrestua shtetasi Ardit Gavoçeja, 25-vjeç, banues në fshatin Kamicë, Malësi e Madhe.

“Ai i ka bërë presion psikologjik të vazhdueshëm, (pasi ka qenë ish – i dashuri) shtetases 21-vjeçare banuese në Puke (studente), se do të hedhë disa foto intime në internet”, njofton policia.

Mësohet se i riu e ka ndjekur në mënyrë të vazhdueshme nëpër qytetin e Shkodrës, me automjetin tip “Mercedes Benz” me Targë AA 372 HX, në formë presioni e kërcënimi.

Denoncimi është bërë nga vetë vajza, e cila ka rrëfyer në polici për situatën, duke fajësuar ish-të dashurin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat