Vushtrri: Rrahje masive, përfshihen edhe familjarët

Kronikë e zezë

Vushtrri: Rrahje masive, përfshihen edhe familjarët

Më: 2 mars 2015 Në ora: 10:33

Policia njofton se ka arrestuar tre meshkuj dhe një femër, të përfshirë në një rrahje massive, pas një mosmarrëveshje. Ngjarja ka ndodhur në rrugën Dëshmorët e Kombit në Vushtrri.

“Janë arrestuar tre të dyshuar dy meshkuj dhe një femër K-Shqiptare, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë rrahur në mes veti me ç’ rast më vonë në rrahje janë përfshi edhe familjarët e të dy palëve që jetojnë në afërsi. Si pasojë e rrahjes njëri nga familjarët-viktima mashkull K-Shqiptar ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor”, njofton policia.

Me urdhër të prokurorit dy të dyshuar dërgohen në mbajtje ndërsa e dyshuara lirohet në procedurë të rregullt./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat