Kontrabandoi tre dema, u arrestua nga policia

Kronikë e zezë

Kontrabandoi tre dema, u arrestua nga policia

Më: 2 mars 2015 Në ora: 09:31

Në fshatin Dumnicë të Podujevës poliocia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar pasiqë i njëjti në automjetin e tij kishte ngarkuar tre gjedhë-dema dhe tre të tjerë aty afër, të cilët dyshohet se ishin të kontrabanduar.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i cili ka urdhëruar që kafshët të konfiskohen ndërsa, i dyshuari pasi intervistimit lirohet, rasti shkon në procedurë të rregullt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat