Vritet 14-vjeçarja pas një sherri në Facebook

Kronikë e zezë

Vritet 14-vjeçarja pas një sherri në Facebook

Më: 1 mars 2015 Në ora: 17:22

Ngjarja fatale nisi me një zënkë në Facebook, vijoi me një grindje në një park dhe përfundoi me vdekjen e një 14-vjeçareje.

Policia në Alabama thotë se një grup vajzash që nisën një debat në Facebook vendosën që të marrin hak në një park në Birmingam, ku sherri i tyre u filmua dhe u postua online, sipas “CNN”.

Gjatë sherrit, dy adoleshentë meshkuj nxorrën armët dhe qëlluan në drejtim të vazjave, duke lënë të vdekur 14-vjeçaren Kierra'onna Rice, ndërsa dy të tjerat u plagosën.

Policia arrestoi dy të dyshuar, 17 dhe 19 vjeç, që u identifikuan nga dëshmitarët. Autoritetet besojnë se njëri nga të dyshuarit ishte i lidhur me njërën nga vajzat, me të cilat u konfliktua Kierra’onna.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat