Vlorë, arrestohet 39 vjeçari, tentoi të korruptojë policinë rrugore

Kronikë e zezë

Vlorë, arrestohet 39 vjeçari, tentoi të korruptojë policinë rrugore

Më: 1 mars 2015 Në ora: 16:41

Një 39 vjeçar është arrestuar në flagrancë në Vlorë, pasi ka tentuar të korruptojë policing rrugor, që ky i fundit të mos i vinte gjobë për parkim të gabuar.
Në prangat e policisë ka rënë Flladi Merkaj 39 vjeç, banues në fshatin Lapardha të Vlorës. Sipas policisë, 39 vjeçari rreth orës 12:30, në afërsi të vendit të quajtur “Kapelja” ka tentuar të korruptojë policinë rrugore, në këmbim të mosndëshkimit të tij për parkim të gabuar të automjetit të tij tip “Reanult” me targa AA 443 GC.
Materialet në ngarkim të tij i kanë kaluar Prokurorisë së Vlorës, për akuzën e “Korrupsionit aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat