Gjendet një granatë në Porcelan, nisin hetimet

Kronikë e zezë

Gjendet një granatë në Porcelan, nisin hetimet

Më: 1 mars 2015 Në ora: 16:20

Një granatë tymuese u gjet mesditën e sotme në rrugën “Kahraman Ylli” në zonën e Porcelanit në Tiranë.

Granata u gjet nga një efektiv policie, i cili njoftoi organet kompetente. Pas konstatimit të rrezikut, u bë rrethimi i menjëhershëm i zonës.

Në vendngjarje mbërritën ekspertët xhenierë të cilët morën granatën për ta dërguar në laborator. Në të njëjtën kohë policia nisi punën për zbardhjen e rrethanave të plota të kësaj ngjarjeje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat