Shpërdoruan detyrën, dërgohen për gjykim 5 ish-zyrtarë

Kronikë e zezë

Shpërdoruan detyrën, dërgohen për gjykim 5 ish-zyrtarë

Më: 1 mars 2015 Në ora: 15:11

Pesë ish-zyrtarë të ALUIZNI-t, përfshirë edhe ish-drejtori rajonal në këtë qytet, janë dërguar për gjykim, pasi akuzohen për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”.

Prokuroria e Fierit, e cila ka përfunduar hetimet, ka ngritur akuza për shtetasit: Arjan Hasani, ish-drejtor rajonal i ALUIZNI-t, Fier, Anesti Dhima, ish-përgjegjës, Ridvan Beqiraj, ish-përgjegjës, Luiza Balla, ish-përgjegjëse, Marjana Zisi, ish-përgjegjësese.

Këta shtetas akuzohen se, në kundërshtim me ligjin, kanë legalizuar një objekt në një zonë që ka rrezik permanent përmbytjeje dhe, në bazë të ligjit “Për Legalizimet...”, është e ndaluar kategorikisht të jepet leja e legalizimit.

Hetimi për këtë rast ka nisur pas një konflikti ligjor ndërmjet dy familjeve, ku njëra familje ka legalizuar një objekt në një tokë, pronësinë e të cilës e pretendon një familje tjetër.

Në përfundim të hetimit, rezulton se, jo vetëm që asnjë prej këtyre familjeve nuk ka të drejtë për pronësinë mbi objektin, pasi ai është legalizuar në kundërshtim me ligjin, por edhe se për legalizimin që është kryer në kundërshtim me ligjin mbajnë përgjegjësi ligjore dhe janë dërguar për gjykim pesë ish-zyrtarët e ALUIZNI-t.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat