Shoferi i dehur tenton të korruptojë policët (Video)

Kronikë e zezë

Shoferi i dehur tenton të korruptojë policët (Video)

Më: 1 mars 2015 Në ora: 11:35

Dy shtetas përfunduan në pranga mëngjesin e sotëm nga Policia e Tiranës, në dy situata të ndryshme. Shtetasi Donald Nela u arrestua pasi po drejtonte mjetin në gjendje të dehur, ndërsa më pas arrestoi të korruptonte policin, shtetasi i dytë Tedian Z. U. arrestua pasi shkeli rregullat e qarkullimit rrugor.

Shoferi i dehur tentoi të korruptojë policët

Mediat sigurojnë siguron videon e ndalimit të shoferit Donald Nela që drejtonte makinën në gjendje të dehur dhe momentin kur tenton t'i japë paratë të futura në dokumentet e automjetit.

Në orën 05.30 të mëngjesit të së dielës tek kryqëzimi i “Vasil Shantos” dy punonjës të policisë rrugore, F.A dhe A.H ndaluan automjetin tip “Nissan” me targa TR 5345 U të drejtuar nga 21-vjeçari Donald Nela. Sipas Policisë ai ka bërë manovra të gabuara ndërsa pas kryerjes së testit, rezultoi se ishte i dehur. Në kushtet kur punonjësit e policisë i kanë komunikuar se do të shoqërohej në ambientet e Drejtorisë së Policisë, Nela ka tentuar të korruptojë punonjësit e policisë me 3 mijë lekë. “merri lekët dhe më lini që të vazhdoj”, mësohet t’i ketë thënë i riu efektivëve. 21-vjeçari akuzohet për “korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

U fut në kahun e kundërt të rrugës, tentoi të korruptojë policin

Rreth orës 05:50 në Bulevardin “Bajram Curri“, automjeti tip “Volsvagen“, me targa DR 8521 D, i drejtuar nga Tedian Z, ka thyer rregullat duke lëvizur në kahun e kundërt të rrugës. Ai u ndalua nga punonjësi i Policisë Rrugore G. B, ku drejtuesi ka tentuar ta korruptoj, duke i nxjerrë një kartmonedhë 500 lekëshe. Pas këtij veprimi shoferi u shoqërua në komisariat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat