Atentat në Fier, një i vdekur dhe një i plagosur rëndë

Kronikë e zezë

Atentat në Fier, një i vdekur dhe një i plagosur rëndë

Më: 28 shkurt 2015 Në ora: 23:44

Dy persona janë qëlluar me armë në një lokal në Mallakastër, ndërsa njëri prej tyre ka humbur jetën.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Rroms rreth orës 22:30 të mbrëmjes, ndërsa ka mbetur i vdekur Eduart Zotaj dhe në gjendje të rëndë është Blerim Beqiraj.

Sic mësohet dy personat janë qëlluar me cifte dhe janë dërguar me urgjencë në spital.

Beqiraj dhe Zotaj janë dërguar në gjendje të rëndë dhe i janë nënshtruar operacionit, por ky i fundit nuk ka mundur që të mbijetojë.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet, ndërsa ka identifikuar autorin e krimit.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pas një sherri banal në një lokal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat