Vdekja e foshnjes, mjekësia ligjore: Natyrale, nuk ka pasur temperaturë

Kronikë e zezë

Vdekja e foshnjes, mjekësia ligjore: Natyrale, nuk ka pasur temperaturë

Më: 28 shkurt 2015 Në ora: 21:48

Foshnja që ndërroi jetë në ambientet e çerdhes numër 17 ndërsa ishte në gjumë ka pësuar vdekje të papritur. Përfundimisht Mjekësia Ligjore deklaron se djali 13 muajsh me inicialet S.P ka pësuar vdekje natyrale dhe se autopsia ka treguar se foshnja nuk ka pasur as temperaturë dhe as të vjella, e asnjë simptomë tjetër që mund të alarmonte stafin e çerdhes.
Qendrimi zyrtar i Mjeksisë Ligjore vjen një ditë pasi fëmija u dërgua i pajetë në urgjencën e spitalit pediatrik, ndërsa më pas u dërgua në morgun e Tiranës për të kryer ekzamiminet përkatëse. Policia nisi hetimet për të zbardhur shkaqet e vdekjes.
Sipas rezultateve të autopsisë foshnja nuk ka pasur asnjë problem as në rrugët e frymëmarrjes, as në zemër dhe as në mushkëri, si dhe nuk kishte dëmtime fizike. Gjithsesi janë marrë në pyetje stafi i çerdhes dhe prindërit e fëmijës dhe përfundimi është se foshnja ka pësuar vdekje natyrale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat