Grabiti furgonin nën kërcënimin e armëve, në pranga 25-vjeçari

Kronikë e zezë

Grabiti furgonin nën kërcënimin e armëve, në pranga 25-vjeçari

Më: 28 shkurt 2015 Në ora: 09:46

Një 25-vjeçar përfundoi në pranga, pasi dyshohet si autor i vjedhjes së një furgoni. Policia e kryeqytetit arrestoi shtetasin Lulzim Elmaza, banues në Selenicë të Vlorës, pasi dyshohet se grabiti një mjet nën kërcënimin e armëve.

Sipas policisë, makina u grabit më 12 shkurt, por kapja e tij u realizua në orët e fundit.

Policia ka kaluar dosjen e tij në prokurori, për të cilin është ngritur akuza e vjedhjes me dhunë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat