Shpërthim eksplozivi në Mitrovicë të Veriut

Kronikë e zezë

Shpërthim eksplozivi në Mitrovicë të Veriut

Më: 28 shkurt 2015 Në ora: 09:39

Sot në mëngjes në orën 6 e 30 min në Mitrovicën e Veriut, afër ëmbëltores “London”, është hedhur një mjet shpërthyes.

Këtë e ka konfirmuar edhe shefi i Policisë për rajonin e veriut Zhelko Bojiq, sipas të cilit, nga shpërthimi i këtij eksplozivi nuk është regjistruar ndonjë person i lënduar.

Bojiq ka thënë se nga ky shpërthim janë dëmtuar rreth 8 automjete dhe dritaret e shtëpive dhe lokaleve përreth.
Sipas tij, policia është duke vazhduar hetimet për të gjetur kryesit e këtij sulmi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat