Vdekja e fëmijës, zbardhet autopsia

Kronikë e zezë

Vdekja e fëmijës, zbardhet autopsia

Më: 27 shkurt 2015 Në ora: 20:20

Fëmija 13-muajshe ka rezultuar i pastër sipas autopsisë së parë e cila nuk ka konstatuar asnjë bllokim në organet e brendshme të foshnjës. Kjo sipas autopsisë përjashton mundësinë që fëmija të jetë mbytur, gjithashtu mjekët përjashton edhe helmimin si shkak të vdekjes.

Nga autopsia ka rezultuar se Rrugët e frymëmarrjes së fëmijës kanë qenë të pastra, mushkëria e pastër, edhe rrugët e jashtëqitjes janë të pastra, raporton "A1 Report".

Raporti i plotë i ekzaminimit mjeko-ligjor kërkon rreth dy javë kohë që të mund të përcaktojë edhe shkakun e vdekjes së foshnjës.

Tashmë do të analizohen edhe kampionët e gjakut të fëmijës, gjithashtu do të bëhen edhe ekzaminime bakteriologjike për të kuptuar shkakun e vdekjes së foshnjës. Është marrë edhe një kampion i ushqimit që është gjetur në stomakun e fqinjës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat