Burg të përjetshëm infermierit. Vrau 30 pacientë me mbidoza vdekjeprurëse

Kronikë e zezë

Burg të përjetshëm infermierit. Vrau 30 pacientë me mbidoza vdekjeprurëse

Më: 27 shkurt 2015 Në ora: 18:24

Një ish-infermier në Gjermani është dënuar më burgim të përjetshëm nga Gjykata e Oldenburg në veri të vendit, pasi ka vrarë më shumë se 30 pacientë me mbidoza vdekjeprurëse.

Personi i identifikuar si Niels H, 38 vjeç, u shpall fajtor për dy akuza për vrasje dhe tentativë vrasjeje. Ai u injektonte pacientëve ilaçe, të cilat duhet të përdoreshin vetëm nën mbikëqyerjen e rreptë të mjekëve, sepse mund të shkaktonin reaksione fatale kardiovaskulare.

Gjatë dëshmisë së tij në gjykatë, 38 vjeçari ka pranuar se i kishte kryer vrasjet ne klinikën e Delmenhorst, ku ai punoi nga viti 2003-2005 dhe i ka kërkuar falje të afërmve të viktimave.

Kjo nuk është hera e parë që 38 vjeçari dënohet për vrasje.

Në vitin 2008 ai u dënua me 7 vjet burg per vrasjen e dy pacienteve, por nga deshmite dhe hetimet u zbuluan rastet e tjera te vrasjeve që ai kishte kryer. KY zbulim beri qe gjykata te ndryshoje vendimin duke e denuar infermierin me burgim të përjetshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat