Tiranë, arrestohet 25 vjeçari vodhi me armë në 2013 një furgon

Kronikë e zezë

Tiranë, arrestohet 25 vjeçari vodhi me armë në 2013 një furgon

Më: 27 shkurt 2015 Në ora: 18:01

Një 25 vjeçar është arrestuar nga policia, pasi dyshohet se më 17 korrik të këtij viti ka grabitur nën kërcënimin e armës një automjet tip furgon.

Në prangat e policisë ka rënë Lulzim Elmaza, banues në Selenicë të Vlorës. Sipas policisë, 25 vjeçari më 12 shkurt nën kërcënimin e armës, i ka grabitur automjetin me targë AA652FH, shtetasit F.O, e ndodhur më datë 17 korrik 2013, në Athinë Greqi.

Nga strukturat e policisë u arrit identifikimi dhe ekzekutimi i urdhërit të ndalimitpër Lulzim Elmazën. Materialet ju referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale të vjedhjes me dhunë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat