Arrestohen tre persona të dyshuar për terrorizëm

Kronikë e zezë

Arrestohen tre persona të dyshuar për terrorizëm

Më: 27 shkurt 2015 Në ora: 17:44

Sot Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria Kundër Terrorizmit, në mbështetje dhe të njësive tjera relevante policore, në rajonin e Gjilanit dhe në Prishtinë ka realizuar një operacion policor me që rast janë arrestuar tre (3) persona të dyshuar për terrorizëm.

Të dyshuarit janë:
1.H. A. viti i lindje 1990
2.D. K. viti i lindje 1992 dhe
3.K. H. viti i lindje 1991

Të dyshuarit janë arrestuar nën dyshimin se kanë kryer vepra penale të terrorizmit të përcaktuara sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, respektivisht: Lehtësimi në kryerjen e terrorizmit, rekrutimi për terrorizëm, shtytja për kryerjen e veprave terroriste, organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist, financimi i Terrorizmit".

Gjatë operacionit si prova materiale janë konfiskuar: dokumente të ndryshme, disa pajisje elektronike etj.

Rasti është duke u hetuar në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat