Vdes në çerdhe fëmija 13-muajsh

Kronikë e zezë

Vdes në çerdhe fëmija 13-muajsh

Më: 27 shkurt 2015 Në ora: 17:33

Një fëmijë njëvjeçar ka humbur jetën në një çerdhe të Tiranës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:30.

Ende nuk dihen shkaqet e vdekjes së fëmijës ndërsa trupi është çuar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Drejtuesit e çerdhes ndërkohë kanë njoftuar familjarët.

Fëmija ishte ndier keq dhe ka humbur jetën ndërsa çohej në Pediatri.

Sipas edukatoreve fëmija pati disa komplikacione.

Identiteti i tij është S.Prendi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat