Elbasan- Arrestohen pesë shpërndarës të lëndës narkotike

Kronikë e zezë

Elbasan- Arrestohen pesë shpërndarës të lëndës narkotike

Më: 27 shkurt 2015 Në ora: 14:56

Pesë persona janë arrestuar dhe është shpallur një tjetër në kërkim, pasi akuzohen për vepren penale “Prodhim dhe shpërndarje e lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim”.

Drejtoi i Policisë se qarikut, Neritan Nallbati, pohon se “në kuadër të operacionit të koduar “ Vazhdimi”, u bë i mundur arrestimi në flagrancë i Spiro Sadushi, 20 vjeç, Manushaqe Sadushi, 65 vjeç, Rudina Sadushi, 45 vjeç, që të tre banues në Elbasan dhe të afërm me njëri tjetrin, si dhe Erind Miraka, 23 vjeç e Andi Bracja, 20 vjeç, që të dy me banim në Gramsh, ndërsa është shpallur në kërkim personi me iniciale S.S”.

Në vijim të këtij operacioni ka nisur proçedimi penal edhe për Ervin Besim Basha, 32 vjeç, me banim në qytetin e Gramshit, qe aktualisht kryen dënimin për veprën penale “Trafik armësh e municionesh” në burgun e sigurisë së lartë të Peqinit, pasi është dënuar me tetë vit heqje lirie. Mësohet se ky i fundit, në bashkëpunim me personat e sipërpërmendur, bënin shpërndarje të lëndëve narkotike, kokainë, heroinë dhe kanabis sativa në qytetet Gramsh dhe Elbasan dhe porosite në të shumten e rasteve kryheshin nga qelia ku vuan denimin 32 vjeçari.

Gjatë operacionit, Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale 1.800 gram heroinë, 380 gram kokainë, 3 gram kanabis sativa, 670 fishekë model 56 të kalibrit 7.62mm, 400 euro, 7 aparate telefonash celularë, dy peshore elektronike, të cilat përdoreshin për peshimin e lëndën narkotike. Policia po heton për të zbardhur të plotë ngjarjen si dhe për të bërë të mundur zbulimin apo jo të personave të tjerë në këtë rrjet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat