Prishtinë: E gjuan drogën nga vetura, kapet dhe arrestohet

Kronikë e zezë

Prishtinë: E gjuan drogën nga vetura, kapet dhe arrestohet

Më: 27 shkurt 2015 Në ora: 13:14

Siç njofton Policia, njësiti policor në një pikë kontrolli ka ndaluar automjetin VË golf III i cili ishte duke lëvizur me një shpejtësi të madhe e që drejtohej nga i dyshuari mashkull K-Shqiptar.

“Njësiti policor ka kontrolluar automjetin dhe të dyshuarin, mirëpo nuk ka gjetur asgjë të dyshuar por pas kontrollimit të rrugës që ka përshkruar automjeti kanë gjetur dhe kanë konfiskuar një çantë dore dhe nën brendi të saj 12 qese në peshë prej 21.2 gramë me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë që dyshohet të jenë pronë e të dyshuarit dhe të hedhura nga automjeti”, njofton Policia.

Lidhur me rastin është njoftuar njësiti DHTN i cili me urdhër të prokurorit ka bastisur shtëpinë e të dyshuarit, me ç’rast nuk është gjetur asgjë e dyshuar. I dyshuari është arrestuar dhe i njëjti dërgohet në mbajtje./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat