E përplas fugoni, humb jetën 60-vjeçari

Kronikë e zezë

E përplas fugoni, humb jetën 60-vjeçari

Më: 27 shkurt 2015 Në ora: 10:09

Një i moshuar humbi jetën mëngjesin e sotëm në kryeqytet, pasi u përplas nga një fugon.

Aksidenti ndodhi në rrugën “Myslym Shyri”, teksa këmbësori 60-vjeçar po kalonte rrugën. Policia mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes, ku arrestoi drejtuesin e fugonit, Artan Koreshi.

Ndërkohë, priten të nisin hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit, dhe rrethanat në të cilat ai ndodhi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat