Mashtron dy persona, 10 mijë euro në këmbim të dokumenteve

Kronikë e zezë

Mashtron dy persona, 10 mijë euro në këmbim të dokumenteve

Më: 27 shkurt 2015 Në ora: 09:21

Mashtroi dy persona dhe u mori 10 mijë euro në këmbim të dokumenteve për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Policia e Durrësit ka nisur procedimin penal dhe po punon për kapjen e 54 vjeçarit Sokol Dajko, sepse ka mashtruar duke ju marrë shumën e 10 000 eurove me premtimin se do ju nxirrte dokumente të rregullta për në SHBA, duke ju dhënë dokumente me gjeneralitetet e tyre por me vula të falsifikuara 25 vjeçarit M.B., me banim në Përmet dhe 34 vjeçarit R.M., po nga Përmeti.

Dy të rinjtë kanë bërë denoncimin në polici pas mashtrimit të pësuar, duke bërë që të nisë puna për kapjen e Dajkos.
Në cilësinë e provës materiale u bllokuan dy dokumente në formën e pasaportës dhe disa dokumente të tjera në gjuhë të huaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat