Ishte shpallur në kërkim që në 2007-n, arrestohet

Kronikë e zezë

Ishte shpallur në kërkim që në 2007-n, arrestohet

Më: 27 shkurt 2015 Në ora: 08:08

Një 34-vjeçar që ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, u arrestua dje nga policia e Kavajës në bashkëpunim me atë të Beratit.

Fatos Lecini, u vu në pranga në afërsi të malit të “Shpiragut”. Ai ishte shpallur në kërkim kombëtar, pasi në vitin 2007 ishte dënuar nga gjykata e Kavajës me 3 vjet e gjashtë muaj burg. Ai akuzohej nga prokuroria për vjedhje në bashkëpunim.

Arrestimi i tij nga uniformat blu u bë i mundur rreth orëve të vona të së enjtes, në bazë të operacionit policor të koduar “Shpiragu”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat