Shkatërrohet banda e drogës në Elbasan

Kronikë e zezë

Shkatërrohet banda e drogës në Elbasan

Më: 26 shkurt 2015 Në ora: 23:03

Policia e Elbasanit shkatërroi mbrëmjen e sotme një bandë trafikantësh të lëndëve narkotike. Në pranga kanë rënë 5 persona, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.

Të arretuarit janë Storado Sadushi, 20 vjeç, lindur e banues në Elbasan, Manushaqe Sadushi, 65 vjeç, lindur e banuese në Elbasan, Rudina Sadushi, 43 vjeç, lindur e banuese në Elbasan, Erind Miraka, 23 vjeç, lindur e banues në Gramsh, Andi Braçja, 20 vjeç, lindur e banues në fshatin Tunje të rrethit Gramsh. Ndërkohë është shpallur në kërkim shtetasi me iniciale S. S, si dhe ka filluar procedimi penal për Ervin Bashën, 32 vjeç, lindur e banues në Gramsh.

Gjatë operacionit janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1kg e 800 gr heroinë, 380 gr kokainë, 3 gr kanabis sativa, 20 gr fara kanabis sativa, 670 fishekë model 56 të kalibrit 7.62 mm, 400 euro, 7 aparate telefonash celularë, dy peshore elektronike të cilat përdoreshin për peshimin e lëndës narkotike.

Sipas policisë, të arrestuarit bënin shpërndarje të lëndëve narkotike kokainë, heroinë dhe kanabis sativa në Gramsh dhe Elbasan. Materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Elbasanit për veprën penale "Prodhim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike" e kryer në bashkëpunim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat