Plagosje me armë zjarri në Vlorë, identifikohet autori

Kronikë e zezë

Plagosje me armë zjarri në Vlorë, identifikohet autori

Më: 26 shkurt 2015 Në ora: 22:13

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës, pas një sherri të çastit. Burime nga policia bëjnë me dije se autori i dyshuar i krimit është identifikuar si shtetasi me inicialet E.B., banues në Vlorë.

Fatmirësisht i plagosuri me inicialet A.I.,17 vjeç është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Efektivët e policisë, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes dhe shoqëruan 7 persona në cilësinë e dëshmitarëve okularë.

Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit mes autorit dhe të dëmtuarit në një lokal. Po punohet për kapjen e autorit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat