Vlorë, polica sekuestron në një banesë 40 granata, në kërkim pronari

Kronikë e zezë

Vlorë, polica sekuestron në një banesë 40 granata, në kërkim pronari

Më: 26 shkurt 2015 Në ora: 18:35

Mbante në banesë një thes me granata, shpallet në kërkim pronari i tyre. Burime nga Policia e Vlorës bëjnë me dije se i dyshuari, 32-vjeçari, Robert Ogici i mbante granatat në oborrin e një banese në fshatin Vergo të Vlorës.

Pas marrjes së informacioneve, forcat e policisë mësynë në banesën e Ogicit, duke bërë të mundur lokalizimin dhe sekuestrimin e 40 granatave. Pronari i tyre nuk u gjet në banesë e për pasojë, policia e shpalli në kërkim.

Ende nuk bëhet me dije motivi i posedimi të një sasie kaq të madhe granatash, por policia po heton nëse ato do të përdoreshin për sulme kriminale. Ndërkaq po punohet për kapjen e Robert Ogicit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat