Arrestohen katër persona të dyshuar për vepra të ndryshme kriminale

Kronikë e zezë

Arrestohen katër persona të dyshuar për vepra të ndryshme kriminale

Më: 26 shkurt 2015 Në ora: 17:29

Policia e Kosovës, respektivisht njësitet antidrogë, në luftën e pa kompromis kundër dukurive negative, krimit të organizuar dhe veçanërisht përpjekjeve për zbatimin e strategjive për luftimin e trafikimit me substanca narkotike, pas hetimeve disa mujore ka realizuar me sukses edhe këtë operacion policor.

Me datën 25 shkurt 2015 rreth orës 20:05, në fshatin Gllarevë të komunës së Klinës operacioni policor ka rezultuar me arrestimin e katër (4) personave të dyshuar, shtetas të Republikës së Shqipërisë me inicialet:

1.B. M. viti i lindjes (1959),
2.Y. H. viti i lindjes (1961),
3.G. M. viti i lindjes (1991) dhe
4.N. M. viti i lindjes (1987),
Këta persona janë arrestuar nën dyshimin e bazuar se të njëjtit kanë kryer veprat penale si:

Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.

Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, etj.

Gjatë operacionit policor janë konfiskuar një sasi e konsiderueshme e substancave narkotike, pajisje, telefona, automjete dhe municione të llojeve të ndryshme që mund të përdoren si dëshmi dhe prova materiale, për procedurë të mëtejme ligjore.

Mbi 18 kilogram substancë narkotike e llojit marihuanë (saktësisht: 18 kg e 514.8 gr.)
1305 fishekë të kalibrave të ndryshëm
2 automjete
9 telefona mobil
dy peshore digjitale
një pajisje për presim të narkotikëve
5 ngjitës për mbështjellje të narkotikëve
dy folie të bardha për mbështjellje të narkotikëve.
Sendet e konfiskuara janë gjetur në pronën dhe përreth saj, të njërit të dyshuar tjetër, i cili ndodhet në arrati, me inicialet ( I. H.), viti i lindjes (1971).

Katër (4) të arrestuarve u është caktuar masa e paraburgimit për 48 orë nga prokurori kompetent./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat