Filmon me celular nën fundin e një vajze, arrestohet turisti

Kronikë e zezë

Filmon me celular nën fundin e një vajze, arrestohet turisti

Më: 26 shkurt 2015 Në ora: 17:08

Ishte me pushime, larg nga shtëpia dhe ndoshta ka qenë i nxehti ai që i ka ndezur imagjinatën e shfrenuar. Kështu, ka tentuar të filmojë me celularin e tij poshtë fundit të një vajze.

Por Filipo Fiorentini, turist 28-vjeçar italian në Majemi, është kapur në flagrancë në një supermarket të njohur dhe është arrestuar menjëherë nga policia.

Sipas asaj që ka raportuar policia, Fiorentini ka ndezur “iPhone”-in e tij në versionin e regjistrimit video dhe e ka zhvendosur në tokë, pikërisht poshtë fundit të një vajze. Kjo e fundit e ka kuptuar dhe ka njoftuar menjëherë punonjësin e sigurisë së supermarketit.

Djaloshi ka pranuar menjëherë fajin dhe ka kërkuar falje, gjë që nuk ka shmangur arrestimin e tij me një vlerë prej 5 mijë dollarësh për t’u liruar me kusht. Pushime që nuk do t’i harrojë kaq lehtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat