Mbyllen hetimet në mungesë për “baronin e drogës” Gëzim Cela

Kronikë e zezë

Mbyllen hetimet në mungesë për “baronin e drogës” Gëzim Cela

Më: 26 shkurt 2015 Në ora: 16:45

Prokuroria e krimeve të rënda mbyll hetimet në mungesë për trafik ndërkombëtar droge ndaj Gëzim Celës, i njohur si baroni i kokainës.
Afro një vit më parë në banesën e Çelës në Fushë Kuqe policia zbuloi një laborator droge duke sekuestruar 18 kg kokainë e prangos Kujtim Celën e Reald Hysollin, ndërsa Gëzim Çela mundi të arratisjes pak minuta se policisë të ndërhynte.

Prej qeshorit 2014 Cela rezulton i shpallur në kërkim, ku siç e shihni në këto foto ai kërkohet dhe ndërkombtarisht nga Interpol Tirana pasi dyshohet se ka kaluar kufirin ilegalisht e fshihet jashtë Shqipërisë.

Asokohe policia bëri publik faktin se goditi një grup të trafikut të kokainës Kosovë-Shqipëri, ndërsa policia e Kosovës arrestoi Valentina Tufinan e njohur me pseudonimin tezja anëtare e grupit të Celës.

Me masë sigurie arrest me burg prokuroria ka zhvilluar hetimet ndaj Kujtim Celës që shihni në pamje vëllai i Gëzimit dhe Reald Hysollin, por ende nuk ka asnjë gjurmë nga personi kryesorë Gëzim Cela i cili ka qenë i proceduar dhe më parë për trafik droge nga Turqia Drejt Shqipërisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat