Kapet në Rinas italiani, kërkohej nga Rumania

Kronikë e zezë

Kapet në Rinas italiani, kërkohej nga Rumania

Më: 17 shkurt 2015 Në ora: 09:56

Një qytetar italian, i kërkuar ndërkombëtar nga autoritetet e Rumanisë është arrestuar ditën e martë nga Policia Kufitare në Rinas.

Ringo Paolo Pellegrini kërkohej nga policia rumune për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe mashtrim. Italiani u arrestua nga autoritetet shqiptare, teksa tentoi të hynte në Shqipëri në datën 16 shkurt 2015, në orën 15:00.

Policia Kufitare verifikoi nga pasaporta e Pellegrinit, se ishte lëshuar një urdhër-arresti ndërkombëtar për të. Policia sekuestroi menjëherë pasaportën e shtetasit italian dhe arrestoi këtë të fundit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat