Tre vjeçari ka gjuajtur babanë e tij dhe nënën shtatzëne

Kronikë e zezë

Tre vjeçari ka gjuajtur babanë e tij dhe nënën shtatzëne

Më: 1 shkurt 2015 Në ora: 17:55

Tre vjeçari ka gjuajtur babanë e tij dhe nënën shtatzëne brenda një dhome moteli në Albuquerque, në New Mexico.

Djali kishte arritur të marrë armën në çantën e nënës së tij, para se të qëllojë babain e tij të shtunën.
Plumbi ka kaluar atë duke goditur gruan shtatzëne në shpatull sipas policisë lokale.

Të dy janë trajtuar në spitalin më të afërt. Derisa babai është liruar, nëna e tre vjeçarit, e cila është shtatzëne në muajin e tetë, është shtruar në spital.
Besohet se është në gjendje të qëndrueshme, megjithatë gjendja e fëmijës së saj të palindur ende është e paqartë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat