Shtetasi kinez: U mbrojtëm me karate, iu morëm armët grabitësve

Kronikë e zezë

Shtetasi kinez: U mbrojtëm me karate, iu morëm armët grabitësve

Më: 1 shkurt 2015 Në ora: 14:41

Tre tregtarë kinezë i kanë shpëtuar sot grabitjes nga persona të armatosur dhe me maska në Bulqizë falë karatesë.

Në një rrëfim për “News 24”, njeri nga tregtarët tregoi sesi i ndaluan dhe iu kërkuan paratë dhe celularët.

“Ne folëm me njeri – tjetrin në gjuhën tonë,” – tha tregtari, – dhe vendosëm t’i kundërshtonim. Duke qënë se njihnim karatenë, ne u mbrojtëm duke përdorur karatenë dhe iu rrëmbyem armët nga duart. Menjëherë njoftuam policinë, që i arrestoi grabitësit.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat