Nën ndikim të alkoolit, prizrenasi sulmon të ëmën dhe i vë zjarrin shtëpisë

Kronikë e zezë

Nën ndikim të alkoolit, prizrenasi sulmon të ëmën dhe i vë zjarrin shtëpisë

Më: 1 shkurt 2015 Në ora: 12:45

Në Prizren raportohet të ketë ndodhur një rast i zjarrvënies së qëllimshme.

Pak minuta pas mesnatës së të dielës, Policia ka arrestuar një të dyshuar pasi që i njëjti, siç raporton PK, nën ndikim të alkoolit, ka sulmuar nënën e tij dhe i ka vënë zjarrin shtëpisë.

Zjarri, fatmirësisht, është lokalizuar nga zjarrfikësit.

I dyshuari, me vendim të prokurorit, dërgohet në mbajtje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat