Një person i vrarë në Prizren

Kronikë e zezë

Një person i vrarë në Prizren

Më: 1 shkurt 2015 Në ora: 12:36

Të shtunën, në spitalin e Prizrenit është dërguar një person pa shenja jete, dhe, sipas personelit mjekësor, shkaktar i vdekjes së tij janë plagët shkaktuara nga arma e zjarrit.

Policia ka dalë në vendngjarje dhe ka gjetur e konfiskuar një AK-47, dy gëzhoja dhe dy predha.

Dyshohet se viktima është vrarë aksidentalisht nga një person i dytë, i cili pas intervistës, me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat