Kapet banda e “Audi-t”

Kronikë e zezë

Kapet banda e “Audi-t”

Më: 31 janar 2015 Në ora: 21:21

Tre shqiptarë të pastrehë janë arrestuar nga policia italiane me akuzën e vjedhjes. Në pranga kanë rënë Ded Deda, 32 vjeç, Artan Prenga, 38 dhe Julian Bushi, 23.

Ata akuzohen për të paktën tri grabitje dhe një të mbetur në tentativë. Ata u ndaluan nga policia dhe pas kontrollit rezultoi se makina me të cilin udhëtonin, Audi A3, rezultoi e grabitur në Pavia.

Gjatë ndjekjes, shqiptarët nuk iu bindën urdhrit të policisë duke plagosur një prej karabinierëve. Në makinë, policia gjeti edhe bizhuteri, aparate fotografikë dhe tre iPad, të vjedhur.

Vetëm një vit më parë, Artan Prenga u dëbua nga Italia dhe ai rezulton se ka hyrë në territorin italian në rrugë klandestine.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat