Shoferi po flente, hajnat ia “mjelin” kamionin

Kronikë e zezë

Shoferi po flente, hajnat ia “mjelin” kamionin

Më: 31 janar 2015 Në ora: 19:23

Sot rreth orës 01:00 të mëngjesit në fshatin Vitak në magjistralet Mitrovicë-Pejë, një drejtues i kamionit i përkatësisht etnike boshnjake (shtetas i Serbisë), e kishte ndalë kamionin për të pushuar, ndërkohë tre persona të dyshuar ia kishin zbrazur rezervuarin e derivateve.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicë, Avni Zahiti, tregon se drejtuesi i kamionit është ankuar se i janë vjedhur 200 litra naftë.
“Policia e Skenderajt ka arritur që njërin nga të dyshuarit ta arrestojë, kurse të njëjtit i është sekuestruar edhe vetura me të cilën të dyshuarit kishin kryer veprën penale të vjedhjes”, thotë Zahiti.
Ai bën të ditur se të dyshuarit të arrestuar, i është caktuar masa e ndalimit policore, ndërsa dy të dyshuarit e tjerë po kërkohen nga policia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat