Elbasan, del nga burgu ku ishte për dhunë në familje....e braktis gruaja

Kronikë e zezë

Elbasan, del nga burgu ku ishte për dhunë në familje....e braktis gruaja

Më: 30 janar 2015 Në ora: 20:47

Del nga burgu ku vuante dënimin për dhunë në familje, i largohet nga shtëpia bashkëshortja. Pas denoncimit të familjareve por edhe bashkeshortit në sherbimet e Policise se Elbasanit u bë e mundur gjetja e shtetases A.M, 26 vjece, me banim në fshatin Mlizë të Elbasanit, e cila ishte larguar nga banesa.

Sipas të dhënave gruaja nga frika se do dhunohej sërish nga bashkëshorti, sapo ka mësuar lirimin e të shoqit ka mbledhur veshjet e është larguar duke kërkuar strehë tek të afërmit.

Por me denoncimin për largimin, burri ka dhënë siguri se nuk do e dhunonte, sakaq 26 vjeçarja është bindur të kthehet sërish pranë familjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat