Makina bie në humnerë, humb jetën drejtuesi 52-vjeçar

Kronikë e zezë

Makina bie në humnerë, humb jetën drejtuesi 52-vjeçar

Më: 30 janar 2015 Në ora: 19:03

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur gjatë orëve të pasdites së sotme, kur një makinë ka dalë nga rruga dhe drejtuesi i mjetit ka humbur jetën.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Tiranës, pranë një guroreje në fshatin Tujan, Komuna Dajt, ku makina “Range Rover” e shtetasit Agron Halili ka rënë në humnerë.

Sipas policisë, 52 vjeçari, i cili udhëtonte i vetëm, ka gjetur vdekjen. Kanë qenë banorët e zonës përreth ata që kanë njoftuar policinë, e cila ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat