"Kokaina", të arrestuarit kërkojnë liri në Apel, 6 shkurt seanca e parë

Kronikë e zezë

"Kokaina", të arrestuarit kërkojnë liri në Apel, 6 shkurt seanca e parë

Më: 30 janar 2015 Në ora: 17:35

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda më 6 shkurt do të nisë për herë të parë shqyrtimin e kërkesave për ndryshimin e masës së sigurisë për të arrestuarit e dosjes "Kokaina".

A1 Report ka mundur të mësojë se dy prej të arrestuarve Kelmend dhe Arjan Dalipi kanë kërkuar lirinë duke argumentuar se ata magazinën ku u gjet laboratori i drogës e kishin dhënë me qira tek të tretët për biznes bojrash e s'kanë asnjë lidhje me drogën.

Po ashtu mësohet se nën Apel do të shqyrtohet dhe kërkesa e nipit të ish-diktatorit Hoxha, Ermal Hoxha i cili kërkon heqjen e arrestit me burg pasi në pretendimet e tij Ermali ka mohuar lidhjen me drogën duke pranuar se ka shërbyer vetëm si taksist për kolumbianët pa e ditur se me se mereshin ata.

I konsideruar si kreu i trafikut të drogës, i hetuar fillimisht nga autoritetet gjermane, Ilir Hyseni nuk ka apeluar masën e arrestit me burg, thanë burime pranë gjykatës për A1 Report.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat