Zbulohet trupi i pajetë i një gruaje, dyshohet për vrasje

Kronikë e zezë

Zbulohet trupi i pajetë i një gruaje, dyshohet për vrasje

Më: 30 janar 2015 Në ora: 16:27

Gjetja e trupit të pajetë të një mesogruaje, nisi hetimet për zbulimin e një vrasje të mundshme. Gruaja tek të 50-at u gjet e pajetë në anë të rrugës Shkodër-Lezhë, pranë kryqëzimit të Kryebushatit.

Pista e parë e dyshimit ishte përfshirja e saj në një aksident, por kjo u hodh poshtë pak më vonë nga uniformat blu.

Në vendin e ngjarjes policia nuk gjeti prova se mund të ketë ndodhur ndonjë aksident, ndërkohë që forcat e patrullës thanë se deri në orën 06:00 të mëngjesit të së premtes, në vendin ku është gjetur viktima nuk ka pasur asnjë aksident.

Grupi hetimor nisi më pas hetimet për një vrasje të mundshme, pasi në trupin e viktimës u zbuluan shenja kryesisht në kokë, si dhe në pjesën e qafës.

Trupi i pajetë i gruas ndodhet në morgun e spitalit të Shkodrës për të bërë ekspertizën mjeko-ligjore, ndërkohë që burimet policore dyshojnë se viktima mund të jetë hedhur në anë të rrugës pasi është mbytur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat