30 ditë arrest shtëpiak, për të miturin

Kronikë e zezë

30 ditë arrest shtëpiak, për të miturin

Nga: Diana Bunjaku Më: 30 janar 2015 Në ora: 14:50

Për të miturin L. M 17 vjeçar nga Vitia, është shqiptuar masa e dënimit të arrestit shtëpiak prej 30 ditësh, i cili dy ditë më parë ngriti dorë me thikë në trupin e të miturit tjetër 14 vjeçar.

Këtë e ka bërë të ditur gjyqtari i procedurës paraprake për Departamentin e të Miturve në Gjykatën Themelore të Gjilanit.
Sipas gjyqtarit, i dyshuari L. M. dyshohet se ka kryer dy vepra penale,: si lëndim i lehtë trupor dhe mbajtja në pronësi, kontroll, ose posedim të pa autorizuar të armëve. I pandehuri në procedurë penale gëzon të drejtën e kontestimit të urdhrit për arrest shtëpiak të nxjerrë nga gjyqtari i procedurës paraprak.

I dyshuari L.M (17) vjeçar me datën 28 janar 2015, rreth orës 17.35, në rrugën “Dëshmorët e Vitisë” në Komunën e Vitisë, për motive të paqarta, me (skallper) kishte goditur nga mbrapa (në shpinë) viktimën V. I. (14 ) vjeçar, nga Vitia, në pjesën e pasme të shpinës, saktësisht në mes të shpatullave, duke i shkaktuar kështu lëndime të rënda trupore, të thellë prej 4 cm.

Këtë lajm e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili tha për “ Bota sot” se rasti në fjalë ka ndodhur në Viti, gjegjësisht në rrugën “ Dëshmorët e Vitisë”, rreth orës 17:35.
“I dyshuari (17) kishte nxjerrë thikën nga xhepi, me ç’ rast kishte qëlluar në pjesën e shpinës, viktimën (14) vjeçar, duke i shkaktuar kështu edhe plagë të thellë në shpinë, deri në 4 centimetra”, tha Hashani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat