Abuzuan seksualisht me të bijën, babai: Policia të gjejë autorët

Kronikë e zezë

Abuzuan seksualisht me të bijën, babai: Policia të gjejë autorët

Më: 30 janar 2015 Në ora: 13:27

Veç varfërisë të tejskajshme, familja nga Lushnja duhet të përballet edhe me lindjen e një djali të ardhur në jetë nga abuzimet seksuale. Etem Harixhiu, babai i shtatë fëmijëve në fshatin Grabian në Lushnje, denoncoi për “A1 Report” se vajza e tij, e cila vuan nga probleme mendore është përdhunuar.

Vajza e madhe 21-vjeçarja, T.Harixhiu, pas abuzimit seksual, mbeti shtatzënë dhe para dy javësh ka lindur një fëmijë shtatanik, të cilin e ka lënë në inkubatorin e pediatrisë. Foshnja është nën kujdesin e mjekëve por e braktisur nga nëna dhe familjarët e tjerë.

Sipas babait të dhunuarës, ndaj vajzës së tij është abuzuar seksualisht duke përfituar nga gjendja e saj. Por pavarësisht kësaj, Harixhiu nuk vendos të vendos gishtin ndaj personit që ka kryer një veprim të tillë, pa pasur prova. Babai i 21-vjeçares pohoi se ka bërë edhe kallëzimin penal pranë Komisariatit të Policisë Lushnje, para dy javësh.

Ndërkohë ai bën thirrje përmes medias që policia të gjejë autorin e këtij abuzimi dhe të mbajë përgjegjësi penale, ndërsa nga ana tjetër kërkon ndihmën e shtetit në mënyrë që ai të kujdeset për vajzën e tij dhe pjesën tjetër të familjes, pasi nuk ka mundësi ekonomike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat