Nxënësja godet më sëpatë një plakë: Doja të vrisja dikë

Kronikë e zezë

Nxënësja godet më sëpatë një plakë: Doja të vrisja dikë

Më: 30 janar 2015 Në ora: 11:35

Një nxënëse 19-vjeçare nga Tokio sulmoi me sëpatë një plakë, përpara se ta mbyste atë me shall për vdekje. E gjithë krimi zbulohet se ndodhi pasi ajo tha se, “doja të vrisja dikë”.

Nxënësja, emri i së cilës nuk është bëri i ditur nga mediat japoneze, goditi 77-vjeçaren Tomoko Mori me një sëpatë disa herë, para se të mbyste.

19-vjeçarja mësohet se i tha hetuesve: "Unë kam dashur të vrasë dikë që kur isha fëmijë. Viktima mund të ishte kushdo”.

E reja ra në kontakt me 77-vjeçaren kur Mori e ftoi atë të bëhej pjesë i një grupi fetar. Mori u vra në apartamentin e 19-vjeçares, ku vajza e kishte marrë sëpatën nga një gjimnaz aty pranë.

Dita e vrasjes, 19-vjeçarja pa pendesë kishte shkruar në “Twitter”: “Më në fund e bëra”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat