Arrest shtëpiak për të miturin që sulmoi me skallper një person

Kronikë e zezë

Arrest shtëpiak për të miturin që sulmoi me skallper një person

Më: 30 janar 2015 Në ora: 10:26

Dje një gjyqtar i procedurës paraprake të Departamentit për të Mitur të Gjykatës Themelore në Gjilan, ka urdhëruar mbajtjen në arrest shtëpiak për të miturin L. M., në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji.

I pandehuri L. M., shqiptar, shtetas i Republikës së Kosovës, dyshohet se ka kryer dy vepra penale:, 1) lëndim i lehtë trupor nga neni 189 paragrafi 5 lidhur me paragrafin 1, nënparagrafin 1.1 dhe 2) mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Dyshohet se i mituri së me datë 28.01.2015, rreth orës 17.35, në rrugën “Dëshmorët e Vitisë” në Komunën e Vitisë, për motive të pa qarta, me skallper godet nga mbrapa të dëmtuarin V. I., në pjesën e pasme të shpinës, saktësisht në mes të shpatullave, duke i shkaktuar lëndime, ku si pasoj e plagëve viktima dërgohet në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Viti, e më pas në Qendrën Emergjente në Gjilan.

I pandehuri në procedurë penale gëzon të drejtën e kontestimit të urdhrit për arrest shtëpiak të nxjerrë nga gjyqtari i procedurës paraprake.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat