Lushnje - nusja fyen vjehrrën, kunati dhe vjehrri e rrahin!

Kronikë e zezë

Lushnje - nusja fyen vjehrrën, kunati dhe vjehrri e rrahin!

Më: 30 janar 2015 Në ora: 09:31

Një 21-vjeçare nga komuna Remaz në Lushnje ka përfunduar në gjendje të rëndë në spitalin e këtij qyteti pasi u dhunua nga kunati dhe vjehrri për shkak të zënkave të vazhdueshme me vjehrrën. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së hënës, ndërsa e dhunuar është S.Koçi, 21 vjeç. Mësohet se rreth orës 19:30, 21-vjeçarja ka debatuar ashpër me vjehrrën e saj, pasi kjo e fundit i ka tërhequr vëmendjen se nuk po sillej mirë në shtëpi me pjesëtarët e familjes.Në debat e sipër 21-vjeçarja i është kundërpërgjigjur vjehrrës duke e ofenduar atë. Kaq ka mjaftuar që vjehrri të vij menjëherë aty duke e sharë dhe rrahur nusen e djalit.

Kjo e fundit nuk është kursyer edhe ndaj vjehrrit të saj, duke ofenduar edhe atë. Ofendimet përfshinë në konflikt edhe kunatin e saj që gjithashtu nuk i ka kursyer të rrahurat ndaj saj.

Bashkëshorti i saj nuk ka qenë në shtëpi gjatë ngjarjes, por në një nga lokalet e fshatit. Babai dhe vëllai e kanë njoftuar atë dhe ai ka mbërritur menjëherë në shtëpi, kur nuk kishte mbetur asgjë për t’u zgjidhur, por për ta dërguar 21-vjeçaren në spital.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat