Përplaset nga një automjet, ndërron jetë një kalimtare në Shkodër

Kronikë e zezë

Përplaset nga një automjet, ndërron jetë një kalimtare në Shkodër

Më: 30 janar 2015 Në ora: 08:36

Një aksident automobilistik i ndodhur në qytetin e Shkodrës i ka marrë jetën një gruaje mëngjesin e sotëm. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kryebushat në qytetin verior.

Nga të dhënat paraprake mësohet se një makinë ka përplasur një kalimtare, e cila ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Pasi ka përplasur gruan, identiteti i së cilës deri në këto momente nuk është bërë i ditur, drejtuesi i automjetit është larguar në drejtim të paditur.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbulimin e shkaqeve të aksidentit si dhe identifikimin e kapjen e autorit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat