Sulmohet kazinoja në Shkodër, grabiten 400 mijë lekë

Kronikë e zezë

Sulmohet kazinoja në Shkodër, grabiten 400 mijë lekë

Më: 30 janar 2015 Në ora: 07:55

Sulmohet me armë zjarri dhe grabitet një kazino në qendër të qytetit të Shkodrës, në rrugën muzeale “Kol Idromeno”, pranë sheshit “Nënë Tereza”. Dy persona të maskuar dhe të armatosur hynë dje në mbrëmje ambientet e kazinosë që ndodhet në kompleksin kur dikur ka qenë muzeu ateist, në katin e parë në të krah të saj. Me armë ata kanë kanosur punonjësit dhe personat që ndodheshin brenda dhe më pas kanë marrë një sasi parash për tu larguar me shpejtësi me një motoçikletë.

Gjithçka ndodhi me shpejtësi dhe dy grabitësit kanë hyrë në rrugicën ku ndodhet kazinoja që kufizohet me kompleksin dhe me godinën e filialit të Albtelekomit dhe kanë realizuar grabitjen. Largimi i tyre, sipas dëshmitarëve okularë është bërë përmes rrugicës pas ndërtesës ku ndodhet kazinoja, ku dhe ka disa rrugica të tjera që krijojnë mundësi të largohesh duke humbur gjurmët.

Sipas të dhënave paraprake thuhet se shuma e grabitur është rreth 400 mijë lekë ndërsa kjo nuk është e saktë pasi akoma nuk janë bërë veprimet dhe kazinoja ka qenë në punë. Policia mësohet se ka shoqëruar dy persona por akoma nuk ka një identifikim të autorëve. Vetëm pak metra më tej, një tjetër lokal lojërash fati u tentua të grabitej 2 javë më parë por nuk u bë e mundur pasi punonjësit e sigurisë së kazinosë u përleshën me grabitësin që qëlloi një herë pa dëmtuar njeri dhe më pas u largua pa u identifikuar nga policia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat