Aksion i planifikuar policor: Arrestohet shkupjani që kërcënonte studenten nga Kosova

Kronikë e zezë

Aksion i planifikuar policor: Arrestohet shkupjani që kërcënonte studenten nga Kosova

Më: 29 janar 2015 Në ora: 22:33

Një aksion policor i realizuar në mënyrë të suksesshme, mirëpo që i hutoi banorët tetovarë, ka ndodhur dje mbrëma në qendër të Tetovës.
Policia e Tetovës, pas denoncimit të studentes nga Kaosova për kërcënime me vdekje nga një person, ka përpiluar planin bashkë me të që në një kafeteri në Qendër të Tetovës të pres “kërcënuesin” e saj.

“Kërcënuesi” që dyshohet të jetë nga Shkupi, ka arritur me veturë pranë një kafeterie të njohur që frekuentohet nga shqiptarët dhe menjëherë ai është arrestuar. Me vete ai kishte një pistoletë pa leje.

Policia nuk ka njoftuar akoma zyrtarisht mediumet për rastin në fjalë, ndërsa ka penguar edhe korrespodentin e portalit Shqipmedia, të cilit i janë marrë fotot dhe videot e bëra në vendngjarje.

Sipas këtij mediumi, bëhet fjalë për vajzën G.A. nga Prishtina që studion në Tetovë dhe ka pasion muzikën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat